Krahasoi Hashim Thaçin me Ante Gotovinën, Naim Miftari i reagon Blerim Latifit: Gotovina nuk ka vrarë kundërshtarë politikë!

Aktuale

Krahasoi Hashim Thaçin me Ante Gotovinën, Naim Miftari i reagon Blerim Latifit: Gotovina nuk ka vrarë kundërshtarë politikë!

Nga: N.Sh Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:24
Naim Miftari

Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi gjatë një emisioni televiziv, kishte krahasuar apo kishte thënë se shteti kroat ka paguar miliona euro për gjeneralin Ante Gotovinën.

E pas kësaj deklarate të tij, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Gotovina nuk u akuzua kurrë e as nuk ishte i dyshuar për vrasje të kundërshtarëve politikë, gazetarëve apo komandantëve kryesor të luftës.

Sipas Miftari, Gotovina ka pas mundësi të bëhet kryeministër apo president i Koracisë por nuk ishte si Hashim Thaçi.

Reagimi i plotë:

Tregoni dikush atij Esnafit filozofit se me krahasu Ante Gotovin me Hashim Thaçin është si me krahasua lulen me një mu,.. e vërtetë se shteti Kroat i dha ndoshta edhe 50 Milionë euro (se besoj këtë) për me mbrojt gjeneralin e tyre Ante Gotovinen dhe disa gjeneral tjerë, janë akuzuar se gjatë operacioneve sidomos gjatë Stuhisë Kroate në KNIN kishin vrarë ushtar dhe kinse civil Serbë!

Por mos harrojmë këta gjeneralë kanë çliruar 40 % të territorit Kroat që mbani të pushtuar me vite nga falangat ushtria, policia, bandat Serbe të dirigjuat nga Beogradi.

Ante Gorovina nuk u gjykuar as nuk është dyshuar kurrë se ka vrarë civil apo ushtar Kroat, nuk u akuzua kurrë se ka vrarë gazetar dhe kundërshtar politik, nuk është gjykuar as dyshuar se ka vrarë kurrë komandantët kryesor të luftes, se ka vjedh fondet e luftës dhe sot është miliarderë, se ka qenë i lidhur me shërbimet sekrete armiqësore ndaj Kroacisë, se ka zhduk shok të idealit as varret nuk ju dihen, se ka plaçkitur e zhdukur cimerat e vet për para, se ka punuar për interes te Francës dhe të Serbisë, se ka dashtë me nda Kroacinë përgjysëm me Serbinë, nuk është akuzuar kurrë se ka plaçkitur e shitur te pasurin e shtetit Kroat, se i ka shit dhe ika tradhtuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas luftës, se i ka detyruar deputet e parlamentit të shteti të vet me aprovua një vendim kundër Kroacisë duke menduar se do ta shpëton bithen e vet, se pasurit e shtetit te vet ju ka shit mafiiozëve të huaj....

Edhe pse mundet në gjysmë të natës të zgjidhet kryeministër e kryetar i Kroacisë Ante Gotovina kurrë nuk i bani këto hapa pas pushtetit, pse, sepse nuk është renegat i uritur e i lig si Hashim Thaçi me disa banditë tjerë të Pronto mafisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat