Garancitë nga Kosova e Shqipëria nuk “pinë ujë” në Speciale për Thaçin e të tjerët

Aktuale

Garancitë nga Kosova e Shqipëria nuk “pinë ujë” në Speciale për Thaçin e të tjerët

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:40
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.

E në lidhje më këtë çështje ka reaguar, Naim Maloku përmes një shkrimi, ku ka thënë se Gjykata Speciale pranon, dhe i shqyrton, garancat nga shtetet e treta për ish-Presidentin Thaçi dhe të tjerët.

Por, nuk shqyrtohen garancat nga Kosova apo Shqipëria.

Ai ka falënderuar shtetin kroat dhe slloven, ku ndër të tjera shkruan se me këtë veprim të tyre kanë dëshmuar që ia ka vlejt të luftohet edhe për ta.

“Faleminderit Kroaci dhe Slloveni!

E dëshmuat që ia ka vlejt të luftohet edhe për JU.

Uroj që të përshpejtohet shqyrtimi i këtyre garancive dhe të vendosët në favor të Presidentit Thaçi dhe të akuzuarve, padrejtësisht, tjerë”, ka shkruar Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat