Dështimi i projektit për “Spitalin Covid” në QKUK, shtetit i shkojnë huq 380 mijë euro

Aktuale

Dështimi i projektit për “Spitalin Covid” në QKUK, shtetit i shkojnë huq 380 mijë euro

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:41
Ndertesa

Ministria e Shëndetësisë ka paguar 380 mijë euro për bërjen e projektit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Spitalin Covid në QKUK, por tenderi i punimeve është anuluar. Kështu MSH do të paguaj 380 mijë euro për një projekt të dështuar

Në fund të vitit të kaluar Ministria e Shëndetësisë nën udhëheqjen e ish-ministrit Armend Zemaj, iniciuan projektin për adaptimin e ndërtesës së re të Emergjencës në QKUK, në Spital Covid për nevoja të pandemisë.

Në nëntor MSH i dha dy kontrata për këtë procedurë në vlerë 380 mijë euro. Tenderi ishte i ndarë në dy lote, 190 mijë euro për bërjen e projektit dhe 190 mijë të tjera për mbikëqyrjen e punimeve, të cilat nuk kishin filluar ende.

Tenderi iu dha kompanisë “Alb-Architect”, e cila realizoi projektin në dhjetor të vitit 2020. Por kontrata për mbikëqyrjen e punimeve mbeti pa u realizuar pasi tenderi u anulua në fillim të prillit nga Ministria e Shëndetësisë.

Spitali në bazë të projektit parashihej të kishte 500 shtretër dhe punimet do të kushtonin rreth 19 milionë euro. Anulimi i tenderit u bë për shkak se buxheti për këtë projekt nuk ishte paraparë në projektbuxhetin e vitit 2021.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Ministria e Shëndetësisë se si do të veprohet tutje me këtë projekt, nëse do të vazhdojë apo është anuluar përfundimisht. MSH nuk është përgjigjur dhe nuk ka dhënë sqarime nëse janë alokuar pagesat për kompaninë “Alb-Architect”.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë deklaruar për Shneta se kontrata për projektin ka përfunduar sipas afatit të paraparë, ndërsa janë në pritje që MSH do fillojë me procedurat e punimeve.

“Sa i përket kontratës për mbikëqyrje të projektit, ne kemi kontratë të nënshkruar dhe jemi në pritje që investitori përkatësisht MSH të filloj me procedurat e përfundimit të këtij projekti”, kanë deklaruar nga kompania.

Ata kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga kontrata për mbikëqyrjen e punimeve, pasi nuk kanë arsye për ta bërë këtë.

“Ne nuk kemi arsye që të tërhiqemi nga kjo kontrate dhe jemi pasi kemi kontratë të nënshkruar”, kanë deklaruar nga “Alb-Architect”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat