Sot u gërmua në varrezat myslimane në Mitrovicë, nuk u gjend asgjë

Aktuale

Sot u gërmua në varrezat myslimane në Mitrovicë, nuk u gjend asgjë

Nga: F. B. Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:52
Pamje nga gërmimi i varrezave

 Sot në veri të Mitrovicës në varrezat myslimane që ndodhen në dalje të qytetit drejtë Zveçanit, personeli i Mjekësisë Ligjore dhe ekspertët e kësaj fushe të shoqëruar nga policia dhe përfaqësues të këshillit për personat e pagjetur dhe të shoqatës së personave të pagjetur “Zëri i prindërve”, është hulumtuar pjesa në hyrje të varrezave si vend i dyshimtë për mbetje mortore, por rezultoi se aty nuk kishte asgjë.

Kjo është hera e katërtë nga viti i shkuar, q në këtë lokacion të dyshimtë për trupa të personave të pagjetur hulumtohet, por përderisa në tri raste është hasur në mbetje të trupave të personave të pagjetur, sot nuk është gjetur asgjë.

Gërmimet janë kryer në prani të dy këshillave për të pagjeturit nga Prishtina dhe Beogradi, përfaqësuesve të pushtetit lokal ku ishin nënkryetari Faruk Mujka dhe shefi i zyrës për të drejtat e njeriut Fitim Rama dhe drejtuesit e shoqatës “Zëri i prindërve” Bajram Qerkini dhe asistentja Xhyla Haziri.

Deri më tani në këtë lokacion në varrezat myslimane janë hulumtuar 4 vende të dyshimta dhe nga aty janë zbuluar dhe nxjerr mbetjet mortore të trupave të gjashtë personave, që të gjithë viktima të luftës.

Bajram Qerkini si përfaqësues i shoqatës së personave të pagjetur ka theksuar se “ Sot nuk është gjetur asgjë, mirëpo ende ka dyshime se në këtë lokacion por në vende tjera mund të ketë trupa të personave – viktima nga koha e luftës”.

Ai shpreson se hulumtimet do vazhdohen  deri në përfundimin e tyre, si në këtë edhe në vendet e tjera të dyshimta për varreza , ashtu që të zbardhet fati i të 116 personave ende të pagjetur në komunën e Mitrovicës dhe 1 mijë e 640 personave të pagjetur në nivel vendi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat