“Dokumenti ‘Non-Paper’ legjitimim i spastrimit etnik të Kosovës”

Aktuale

“Dokumenti ‘Non-Paper’ legjitimim i spastrimit etnik të Kosovës”

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:46
Non-Paperi slloven

Bilall Sherifi nga Nisma ka reaguar pas pubikimit të dokumentit "Non Paper, të cilin e quan legjitimim i spastrimit etnik të Kosovës.

Ai tha se forma e përhapjes së ideve nëpërmjet komunikimit “Non-paper”, si komunikim joformal që nuk vë përpara përgjegjësisë askënd, është formë e njohur e përgatitjes së terrenit për të futur në diskutimin publik një çështje për të cilën askush nuk ka guxim ta mbështesë haptas në momentin e shpërndarjes së saj.

Sipas tij në vazhdën e terrorit psikologjik për ndarjen e Kosovës, në hapësirën mediatike u lëshua në qarkullim një “Non-Paper”, pa autorësi, për themelimin e një “distrikti autonom të Kosovës Veriore”.

"Nëse kemi parasysh se një propozim i tillë përbën fazën paraprake të ndarjes së Kosovës dhe i jep legjitimitet politik spastrimit etnik dhe gjenocidit që Serbia ka kryer në këtë pjesë të Kosovës, atëherë nuk e kemi të vështirë të konstatojmë se burimi i këtij “Non-Paper” është kuzhina luftënxitëse e Beogradit ose e qarqeve që janë ushqyer nga kjo kuzhinë", tha Bilall Sherifi nga Nisma.

Ai shtoi se është moment kritik kur duhet të reagojmë në mënyrë energjike si institucione shtetërore dhe si shoqëri përballë rrezikut që i kanoset Kosovës dhe nëpërmjet një “white paper” t’i nxjerrim të gjitha të zezat që përgatiten për paqen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Evropës Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat