Jahjaga: Nuk mund të flasim për të ardhme, pa u ndëshkuar kriminelët e luftës dhe pa u ndriçuar fati i të pagjeturve

Aktuale

Jahjaga: Nuk mund të flasim për të ardhme, pa u ndëshkuar kriminelët e luftës dhe pa u ndriçuar fati i të pagjeturve

Nga: A.SH Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:51
Foto

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për Ditën e të Pagjeturve ka thënë se, nuk mund të flasim për të ardhme stabile e paqësore pa bërë paqe me të kaluarën tonë: pa u ndëshkuar kriminelët e luftës dhe pa u ndriçuar fati i të pagjeturve.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse në Kosovë e Serbi të përshpjetojnë dinamikën e procesit të kërkimit të këtyre njerëzve që Kosovës po i mungojnë shumë.

Postimi në Facebook:

Në Ditën e të Pagjeturve në Kosovë bashkëndjej me familjarët e 1,643 personave të pagjetur nga lufta e 1998-1999 në Kosovë, ndërsa u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse në Kosovë e Serbi të përshpjetojnë dinamikën e procesit të kërkimit të këtyre njerëzve që Kosovës po i mungojnë shumë!

Në ditë si kjo, na rritet pikëllimi derisa na shtohet neveria ndaj politikanëve në Beograd të cilët vazhdojnë t'i mbajnë të fshehura lokacionet e varrezave masive që potencialisht mbajnë peng trupat e të pagjeturve nga Kosova!

Serbia dhunën ndaj Kosovës e ka vazhduar edhe pas përfundimit të luftës duke e shndëruar agresionin ushtarak në agresion psiçik. Derisa mban të fshehura lokacionet për varrezat masive, i lë të enden të lirë kriminelët e luftës dhe nuk tregon asnjë lloj shenjë pendimi, Beogradi zyrtar bën fushatë viktimizuese për rrezikun që kinse u kanoset kishave dhe manastirëve ortodokse në Kosovë nga shqiptarët.

Në kësi rrethana, është vështirë të gjendet zgjidhja!

Megjithatë, pres që këto tema të diskutohen në dialogun që Kosova ka me Serbinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Nuk mund të flasim për të ardhme stabile e paqësore pa bërë paqe me të kaluarën tonë: pa u ndëshkuar kriminelët e luftës dhe pa u ndriçuar fati i të pagjeturve.

Uroj që kjo të ndodh sa më parë dhe t'u pushojë ankthi familjarëve të atyre që u zhdukën gjatë luftës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat