Patrullat policore të angazhuara 24 orë në detyrë

Aktuale

Patrullat policore të angazhuara 24 orë në detyrë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, zbatimi i masave anti COVID-19, vazhdojnë të mbeten ndër detyrat primare të Policisë së Kosovës.

Angazhimet policore në bashkëpunim me inspektorët kompetent, po vazhdojnë gjatë ditës e po ashtu edhe në orët e mbrëmjes pas kufizimit të lëvizjes.

Kontrollat e përbashkëta po realizohen në lokacione të ndryshme afariste, përfshirë edhe kontrollin e automjeteve dhe mjeteve transportuese në trafikun rrugor.

Image

Në ato raste ku nuk janë zbatuar masat, si në mos bartje të maskës, mos mbatje të distancës dhe mos respektim të kohës së lëvizjes, janë shqiptuar gjoba sipas ligjit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat