E takoi Bekim Haxhiun e PDK-së, Latifi tregon pse Arben Vitia ndihet i braktisur nga Albin Kurti

Aktuale

E takoi Bekim Haxhiun e PDK-së, Latifi tregon pse Arben Vitia ndihet i braktisur nga Albin Kurti

Nga: P.R Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:32
Albin Kurti dhe Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së sotme ka takuar deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun.

Deputeti Haxhiu ka njoftuar se Vitisë ia ka dhënë kontaktet e kompanisë që ofron sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

“Me ftesë të ministrit, Arben Vitia, sot zhvilluam së bashku një takim, në zyrët e Ministrisë së Shëndetësisë. Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer, të cilat kontakte ia kam dërguar ministrit me email para dy ditësh. Ministrit Vitia, sekretarit Bardiqi dhe ekipit të MSH zyrtarisht ua ofrova komunikimin dhe kontaktet që i kam patur me Kompaninë e cila po na e ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer. Ministri Arben Vitia më falenderoi për gadishërinë time që t’i ndihmoj në këtë proces, sepse sigurimi sa me i shpejtë i vaksinave është shpëtim jete. Ministri Vitia dhe sekretari Bardiqi u zotuan se Komiteti i MSH për sigurim të vaksinave, do të kontaktojë Kompaninë e cila mund të na i sigurojë një numër të jashtëzakonshëm të dozave me vaksinën Pfizer”, shkroi ndër tjerash Haxhiu.

Sipas tij, tani i takon Ministrisë së Shëndetësisë që të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim në procedurat e mëtutjeshme për sigurim të vaksinave anti COVID-19.

“Pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve. Virusi po vret çdo ditë qytetarët e Kosovës pa dallim partie politike dhe partitë pa dallime politike duhet të punojnë për të mposhtur pandeminë. Sigurisht se përgjegjësinë kryesore e ka subjekti politik që është në Qeveri. Për më shumë se një vit pandemi të gjithë kemi humbur njerëz të dashur si pasojë e virusit COVID-19, prandaj vaksina është shpëtim jete!”, shkruan Haxhiu në njoftimin e tij për taimin me Ministrin Vitia.

E këtë takim e ka komentuar edhe analisti politik dhe njëherit profesori i Filozofisë, Blerim Latifi.

Ai shkruan se Ministri Arben Vitia, ndihet i braktisur nga qeveria dhe kryeministri, Albin Kurti.

“Fakti se Ministri Arben Vitia ka kërkuar ndihmën e opozitës për punën e vaksinave, na tregon një gjë: Vitia, siç duket, në problemin e sigurimit të vaksinës ndihet i braktisur nga qeveria dhe kryeministri Kurti dhe në panikun e braktisjes kërkon të gjejë mbështetje kudo ku të mundet, madje edhe tek ata të cilët me vite janë sharë e fyer pamëshirë nga partia e tij. Qysh thotë ajo fjalia e moçme shqipe: Zori i madh të çon n'derë t'hasmit!”, shkruan profesor Blerim Latifi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat