Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj opozitës në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, po harron opozita që në të gjitha raportet ndërkombëtare Kosovën e paraqesin si vendi më i korruptuar.
Sipas tij, 120 gurthyes e kanë shndërruar Kosovën në Çernobil.
Ai thotë se kjo opozitë e ka sjellë shtetin në këtë pozitë.
Postimi i plotë:
Opozita po harron se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar.
Raporti i Progresit, raporti i Transparency International, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pra të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë për korrupsion endemik.
Në 10800 kilometra katror i kemi mbi 120 gurëthyes, pra e keni shndërruar Kosovën në Çernobil.
Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.