Blerim Latifi: Këta dy persona janë opozita e vetme e Qeverisë Kurti

Aktuale

Blerim Latifi: Këta dy persona janë opozita e vetme e Qeverisë Kurti

Më: 7 prill 2021 Në ora: 23:07
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, e ka komentuar aksionin e PSD-së, para qeverisë së Kosovës.

Latifi thotë se opozita në Kosovë është reduktuar në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë.

Ndërsa, siç thotë Latifi, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati.

“Krejt opozita në Kosovë është reduktu në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë. Ndërkaq, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati”, ka shkruar Latifi.

Në anën tjetër, Partia Socialdemokrate, përmes një aksioni para objektit të qeverisë, i ka kundërshtuar masat e marra për parandalimin e COVID-19.

Aty është shpalosur një parullë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilin e kanë quajtur: doktor hipokriti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat