Takohet Vjosa Osmani me Albin Kurtin dhe disa ministra – ja për çfarë biseduan

Aktuale

Takohet Vjosa Osmani me Albin Kurtin dhe disa ministra – ja për çfarë biseduan

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:32
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin Albin Kurtin.

Në këtë takim, pjesëmarrës ishin zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se koordinimi ndër-institucional për çështje në interes të vendit kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm.

“Menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, koordinimi në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes, ishin vetëm disa nga temat në takimin tonë të parë për bashkërendim institucional me Kryeministrin Kurti dhe ministrat e dikastereve përkatëse”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani.

Image

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat