Ky është zëvendësministri që u emërua për herë të dytë nga Kurti

Aktuale

Ky është zëvendësministri që u emërua për herë të dytë nga Kurti

Nga: A.M. Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:14
Imri Demelezi dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka emëruar katër zëvendësministra.

Në mesin e tyre është edhe Imri Demelezi.

Ai do të jetë zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Pasi, këtij emërimi Demelezi ka thënë se është hera e dytë që do ta mbajë këtë pozitë.

“Është nder dhe përgjegjësi që në Qeverinë Kurti II të vazhdojmë me punë të mira për fermerët, vendin dhe të ardhmen e profesionistëve të sektorit”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, sot nga kryeministri Albin Kurti më është besuar përsëri posti i zëvendës ministrit të MBPZHR. Është nder dhe përgjegjësi që në Qeverinë Kurti II të vazhdojmë me punë të mira për fermerët, vendin dhe të ardhmen e profesionistëve të sektorit. Me punë të drejtë e të ndershme për të ardhmen e ndritur të vendit.

Ju faleminderit çdo përkrahësi nga vendi e mërgata për besimin e dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat