Testi i parë për Osmanin është AKI-ja

Aktuale

Testi i parë për Osmanin është AKI-ja

Më: 6 prill 2021 Në ora: 21:18
Vjosa Osmani

Testi i parë i Vjosa Osmanit si presidente do të jetë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka thënë politologu Belul Beqaj.

Beqaj ka thënë se përmes kompetencave të cilat i ushtron presidenti i Kosovës, do të shihet në këtë rast se a do të jetë Vjosa Osmani përçarëse ashtu siç po e vlerësojnë partitë opozitare.

“Testin e parë e kemi me AKI-në. Osmani i ka disa kompetenca të rëndësishme ku mund ta shohim a është përçarëse apo jo. Përmes shefit të AKI-së, i cili është në rend dite, do të shohim nëse është një simpatizant i afërt, militant apo partiak i VV-së apo GUXO, atëherë do ta kritikojmë”, tha ai.

Ndryshime do të ketë në tërë sistemin e drejtësisë, tha Beqaj, duke shtuar se emërimet që do t’i marrë Osmani si presidente do të jenë vendimtare për të treguar sa unifikuese do të jetë.

“Në 4-vjeçarin e parë do kemi ndryshime të Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Prokurorit të Shtetit, prokurorëve të qarqeve dhe do shohim çfarë përzgjedhje dhe rekrutime do të bëjë. Do ta vlerësojmë Osmanin, nëse shohim se ka inkuadruar militantë atëherë ndryshimi nuk ka ndodhur dhe po kthehet një dejavuu e asaj që kemi përjetuar 20 vjet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat