Osmani pranon lule dhe porosit burrin: I ujit ti!

Aktuale

Osmani pranon lule dhe porosit burrin: I ujit ti!

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:43
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas homazheve të varri i Rugovës ka pranuar lule nga një zonjë e cila kishte ardhur nga Norvegjia.

Në një bisedë të shkurtër me të qeshura, Osmani i ka lënë porosi bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut që të kujdeset për lulet duke i ujitur.

Në të vërtetë, ishte vet Prindoni i cili e pyet zonjën që dhuroi lule nëse duhet t’i ujisë shpesh, dhe pasi merr nuk merr përgjigje, presidentja i drejtohet bashkëshortit me fjalët se “I ujit ti Prindon” dhe ai që ia kthen se “Prandaj po e pyes”.

E gjithë situata ka kaluar me të qeshura.

Po ashtu, Osmani ka zbuluar se është alergjike ndaj disa llojeve të luleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat