​Zgjedhja e presidentit, Abrashi: Kemi vota të mjaftueshme

Aktuale

​Zgjedhja e presidentit, Abrashi: Kemi vota të mjaftueshme

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:23
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Artan Abrashi ka shprehur bindjen e tij se do të kenë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit.

Kuvendi i Kosovës dje dështoi në dy votimet e para të raundit të parë zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.

Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, përkatësisht 79 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot.

Para vazhdimit të seancës, e planifikuar në orën 17:00, por që ende nuk ka filluar, deputeti Abrashi ka thënë se kanë votat e mjaftueshme për presidentin.

Abrashi: Kemi vota të mjaftueshme sa për të përfunduar sot seancën

"Mjaftueshëm... mjaftueshëm sa për të përfunduar sot seancën", tha ai.

Ndërsa nuk është përgjigjur nëse do të marrë sot pjesë në seancë, Adem Hoxha nga partia gorane, i cili mungoi mbrëmë në votimin për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat