A do të merr pjesë LDK-ja në seancën për presidentin pas tërheqjes së ligjit? Flet Arben Gashi

Aktuale

A do të merr pjesë LDK-ja në seancën për presidentin pas tërheqjes së ligjit? Flet Arben Gashi

Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:20
Arben Gashi

Sot, do të mbahet seanca për votimin e presidentit.

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje nga ora 14:30, ku edhe do të vendosin për orën e saktë të seancës së shumëpritur, që supozohet të jetë diku dy apo tre orë më vonë.

Megjithatë edhe më tutje në mëdyshje mbetet nëse LDK-ja do të marr apo jo pjesë në seancë, sidomos pas zhvillimeve të fundit, pra të inicimit të ligjit për zgjedhje.

Në një prononcim, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se edhe më tutje nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo.

“Ende nuk kemi vendosur për një gjë të tillë”, tha shkurtimisht Gashi.

Ndërkaq, media mëson se Lidhja Demokratike në orët e pasditës do të mbajë një takim, ku edhe do të vendosin lidhur me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat