Opozitës i vjen thirrja për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje

Aktuale

Opozitës i vjen thirrja për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje

Nga: A.Z Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:49
Kuvendi i Kosovës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një postimi në facebook ka thënë se opozita nuk duhet ta bojkotojë seancën e shqyrtimit të projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, sepse u mundëson deputetëve të shmangin Rregulloren dhe ta procedojnë këtë projektligj me procedurë të përshpejtuar.

Tutje ka thënë se nëse dëshirojnë kundërshtimin e projektiligjit, thjeshtë duhe të votojnë kundës shmangies.

Më tej shtoi se shqyrtimi i parë i projektligjit nuk bëhet pa kaluar dy javë, por edhe procedurat mes dy leximeve do të marrin disa javë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Opozita assesi nuk duhet t'a bojkotojë seancën ku do të shqyrtohet projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo do t'ia mundësonte shumicës parlamentare që me 2/3 e deputetëve të pranishëm të shmangë Rregulloren, e t'a procedojë projektligjin në fjalë me procedurë të përshpejtuar.

Nëse partitë opozitare e kanë njëmend kundërshtimin e procedimit të përshpejtuar të projektligjit, atëherë ato duhet thjesht të votojnë kundër shmangies.

Kjo do të "detyronte" shumicën parlamentare që të ndjekë procedurat e rregullta, që parashohin se shqyrtimi i parë të projektligjit nuk mund të bëhet pa kaluar dy javë pune nga dita e shpërndarjes së tij. Ndërsa tutje, procedurat mes dy leximeve do të marrin disa javë të tjera, duke garantuar të paktën mundësinë që opozita të përfshihet në atë proces.

Pra, në këtë mënyrë - me konsensus të gjerë politik - votuesve jashtë vendit do t'u mundësohej votimi në ambasada e konsullata, por pa i përfshirë ata në pazare politike lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat