Seanca për ndryshim të Ligjit të Zgjedhjeve, Pacolli shkon në Kuvend

Aktuale

Seanca për ndryshim të Ligjit të Zgjedhjeve, Pacolli shkon në Kuvend

Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:05
Behgjet Pacolli

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, është parë në Kuvend disa minuta përpara se të fillojë seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kërkesë kjo e propozuar nga kryeministri Albin Kurti.

Media ka siguruar fotografi të tij në Kuvend, në kohën kur po mbahet konferenca e PDK’së nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të saj, Enver Hoxhaj.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e prezencës së Pacollit në Kuvend, ndonëse subjekti politik në koalicion, LDK, ka kërkuar nga kryeministri për tërheqje të propozimit ose ndryshe do ta bojkotojnë seancën e votimit të presidentes.

Në ora 21:00 pritet të fillojë seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në të cilën parashihet dhënia e mundësisë së votimit të mërgatës nëpër konsullatat dhe ambasadat përkatëse.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat