Seanca e Kuvendit, Kurti: Duhet të zgjedhim presidentin, ndryshe shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Seanca e Kuvendit, Kurti: Duhet të zgjedhim presidentin, ndryshe shkojmë në zgjedhje

Më: 2 prill 2021 Në ora: 06:05

(E plotësuar 13:52) - Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është diskutuar rreth liberalizimit të tregut energjik, për çka kryeministrit të Kosovës deputetët i kanë kërkuar të bëjë të ditura planet e qeverisë në këtë drejtim.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se kryeministri Kurti nuk dallon nga dy kryeministrat që kanë udhëhequr para tij, sa i përket problemeve me energjinë.

Krasniqi-Kurtit: A je pro apo kundër liberalizimit të tregut energjetik

“Ajo çka na intereson sot është me pa cila është qasje e qeverisë tënde, a je për apo kundër liberalizimit të tregut. Nëse je kundër, qysh mendon me shku në kundërshtim me obligimet e Kosovës në raport me integrimin evropian që e kanë sjellë me miratimin e pakos së ligjeve të energjisë. Por nëse je për, neve na intereson me ditë çka ke me bë ti ndryshe prej kryeministrave dhe qeverive të cilat i ka sha dhe i ke kritiku në të gjtiha format”, tha Krasniqi.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria synon të përgaditet për liberalizim dhe sipas tij e ka adresuar problemin në mënyrën e duhur.

Kurti: Po liberalizim të tregut energjetik por hyjmë të përgaditur mirë

“Nuk është çështja a për liberalizim a kundër liberalizimit, kjo është mungesë e dijës për çështjen e liberalizimit, pyetja është kur liberalizim, jo për a kundër, prandaj duke e shtruar gabimisht problemin keni pasur vetëm zgjidhje të gabuara, ai që e shtron gabimisht problemin nuk mund t’i ketë zgjidhjet e duhuara. Ne e kemi shtruar siç duhet problemin, po liberalizim por kur, është komponenta kohë që është kryesorja, jo bardh ose zi tash, e ne duam që të përgaditemi për liberalizim e jo të hyjmë pa u përgaditur se mandej përfundojmë në mjerim qysh na keni sjellë deri këtu”, tha Kurti.

Por deputeti Krasniqi shtoi se pritjet nga kryeministri dhe qeveria Kurti i kanë zero.

Krasniqi: Pritjet nga qeveria Kurti i kam zero

Me të thënë të drejtën, pritjet prej teje i kam zero, se the pritjet janë të mëdha, ndoshta këta deputetët e tu i kanë sepse këta janë të hipnotizuar në atë se çka u thua ti e çka bën ti, pritjet ndaj teje i kam zero, si deputet i opozitës dhe qytetar i Kosovës”, tha Krasniqi.

Megjtihatë, sipas Kurtit, deputetët e opozitës i kanë pritjet e mëdha nga qeveria Kurti.

Kurti-Krasniqit: Punët që nuk i keni kryer me vite, prisni nga që unë t’i kryej brenda ditësh

“Unë besoj që ju keni pritje të mëdha prej meje, andaj edhe ankoheni, se po mos të kishit pritje nuk do të ankoheshit, dhe shumë mirë që keni pritje, sepse unë nuk do të qeverisi vetëm për ata që më kanë votuar, pra i keni pritjet e mëdha dhe doni shpejt, atë që ju nuk e keni bërë për vite, ju e doni brenda ditëve prej meje, kjo tregon sa të mëdha keni pritjet prej meje. Është një çështje tjetër që ju i keni pritjet më të mëdha prej meje sesa vet grupi ynë parlamentar, në këtë kuptim pritjet e juaja janë shumë të mëdha, por mua nuk me pengojnë ato”, tha Kurti. 

**

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët, por fillimisht ka theksuar se duhet të përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve, që është zgjedhja e presidentit të vendit.

Kurti: Duhet të përmbyllim hapin e tretë të konstituimit të institucioneve, përndryshe shkojmë në zgjedhje

“Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do ta zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konsituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje, tha Kurti.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët ngritën çështjën e menaxhimit të pandemisë dhe mundësinë e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

E duke u përgjigjur rreth liberalizimit të tregut të energjisë, Kurti tha se problemet e trashëguara ndër vite nuk mund të zgjidhen brenda javësh.

Kurti: Pajtohem që gjendja me pandeminë është e rëndë

“Jo bardhë ose zi tash, ne duam që të përgaditemi për liberalizim(të tregut të energjisë), jo të hymë pa u përgaditur se mandej përfundojmë në mjerim qysh na keni sjellë deri këtu. Ne duam të përgaditemi, po liberalizim, çështja është kur, dhe këtu konsiston vendimi politik dhe politika qeveritare. Sa i përket gjendjes së rëndë të pandemisë. Unë pajtohem me juve që është e rëndë, mirëpo me datën 3 qershor të vitit të kaluar kur unë kam dalur nga zyra e kryeministrit, kanë qenë 30 të vdekur dhe tre herë e gjysmë të shëruar sesa raste aktive. Me datën 24 maj të vitit të kaluar ansjë të infektuar, pse, sepse qasja jonë ka qenë mbyllje fillestare dhe hapje graduale, në mënyrë që të jemi në gjendje që t’i gjurojmë rastet e infeksionit dhe kemi pasur sukses, mirëpo kur ndërron qeveria, ndërron qasja, ndërron strategjia e pastaj edhe pasojat shkaktohen”, tha Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është vaksinuar i pari me qëllim që të sensibilizojë qytetarët rreth pranimit të vaksinën AstraZeneca.

Kurti tha se nëse në Kosovë do të arrinte fillimisht vaksina Pfizer ose Moderna, nuk do të shkonte i pari për t’u imunizuar, për që këtë e ka bërë për shkak, siç tha ai, reputacionit të lënduar që ka vaksina AstraZeneca në botë.

Kurti: Vaksinën e mora sepse ishte AstraZeneca, nuk do ta merrja i pari vaksinën Pfizer ose Moderna

“Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do të shkoja ta marrë, vetëm për shkak se ka qenë Astra Zeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë, jo vetmë në rajonin tonë, kam konsidruar që është e udhës ta marrë i pari vaksinën AstraZeneca dhe kurrfarë synimi tjetër për të privilegjuar vetën apo për të qenë thjeshtë i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës kundër Covid-19 mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, tha Kurti.

Deklaratat e Kurtit erdhën pas kritikave që mori nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, rreth faktit që kryeministri ishte i pari që e mori vaksinën.

Haxhiu: Qytetarët më shumë i besojnë Naser Ramadanit sesa kryeministrit

“Sa i përket rritjes së besueshmërisë, besoj që shumë më shumë qytetarë, sa i përket procesit të vsksinimit i besojnë profesor Naser Ramadanit, apo ikonës sonë të shëndetësisë profesor Isuf Dedushi sesa juve, por keni venisur ashtu, mendoj që kemi bërë mirë që e keni marrë vaksinën edhe përveti por edhe në aspektin e sensibilizimit, por kosnideroj që keni bërë një shkelje të protokollit shtetëror sepse Glauku është dashur ta marrë i pari. Angazhohu me i siguri vaksinat e tjera sepse sinqerisht po them me mesazh nuk sigurohen dhe pleqtë mbi 80 vjeç nuk mund të aplikojnë online për vaksinim”, tha Haxhiu.

E për këtë përgjigje pati edhe vet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili aktualisht po e ushtron edhe posti ne presidentit të vendit.

Konjufca: Ka mjaftuar vaksnimi i kryeministrit për ta dërguar mesazhin sensibilizues, nuk ka pasur nevojë të vaksinohem edhe unë

“’E kam lexuar me vemendje protokollin Bekim por vaksinën nuk e kam gjet askund[...]Sa i përket mesazhit, një vaksinë ka qenë e mjaftueshme besoj, unë e kam kaluar Covdin dhe kam antitrupa, dhe veçse do ta hargjoja një vaksinë kështu që për mos ta hargjuar vaksinën, ka mjaftuar që vetëm kryeministri ta marrë dhe ta jap mesazhin politik”, tha Konjufca.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ishte qytetar i parë në Kosovë që u vaksinua me ardhjen e dozave të para të vaksinës AstraZeneca në Kosovë.

Kurti: Rendi logjik e kronologjik e do që të bëjmë fillimisht zgjedhjen e presidentes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të përpilojnë programin qeverisës dhe planin e punës por para kësaj theksoi se duhet të zgjedhhet presidenti i ri i vendit. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se janë duke bërë një skanim të gjendjes të cilën e kanë gjetur nëpër ministri, çka sipas tij i paraprin planit të punës së qeverisë.

Kryeministri i Kosovës tha se planin e punës qeveria do ta përpilojë duke pasur prioritet zotimet që kanë shpalosur në fushatën elektorale.

Kurti: Është e udhës të kemi fillimisht zgjedhjen e presidentës, pastaj edhe programin qeverisës e planin e punës

“Do ta përpilojmë edhe progrmain tonë qeverisës dhe planin e punës, natyrisht duke pasur për prioritet zotimet tona dhe vizionet e shpalosuran ë fushatën elektorale dhe jo vetëm. Rendi edhe logjik, edhe kronologjik i gjerave e do që fillimisht ta bëjmë një skanim të tillë dhe gjithashtu edhe ta bëjmë zgjehdjen e presidents së Republiëks së Kosovës, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës meqenëse e dimë se ky është një vit kur e kemi edhe qeverinë e re, por edhe presidenten e re. Andaj, konsiderojmë që është e udhës që ta kemi zgjedhjen e presidentës dhe më pastaj edhe programin qeverisës dhe planin e punës”, tha Kurti. 

Reshitaj: T’iu kërkojmë falje qytetarëve për verbësinë dhe egoizmin që treguam gjatë fushatës

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, në emër të të gjithë deputetëve e politikanëve që kanë qenë pjesë e fushatës zgjedhore u ka kërkuar qytetarëve falje për, siç tha ajo, verbësinë dhe egoizmin që kanë treguar gjatë fushatës zgjedhore.

Reshitaj: T’iu kërkojmë falje të gjithë qytetarëve për verbësinë dhe egoizmin që treguam gjatë fushatës

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të të infektuarve me COVID-19 dhe rasteve me fatalitet, dua që në emër të të gjithë deputetëve në sallë e gjithë politikbërësve kudo që janë tani e që ishin pjesë e fushatës zgjedhore në zgjedhjet e 14 shkurtit, t’iu kërkojmë falje të gjithë qytetarëve për verbësinë dhe egoizmin që treguam gjatë fushatës duke mos respektuar masat sa duhet dhe duke rrezikuar shëndetin e secilit prej jush. Të gjitha partitë politike pa përjashtim, falja nuk është dobësi por është vlerë njerëzore dhe është e pakta që ne mund të bëjmë”, tha ajo.

Vitia paralajmëron masa të reja anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masa të reja ditëve në vijim krahas atyre që janë në fuqi.

Në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Vitia tha se ka konfirmime nga kompani të tjera për dërgesa të vaksinave në Kosovë.

“Me ardhjen në qeveri kemi intensifikuar këtë punë dhe jemi ën rrugë të mirë sepse kemi edhe konfirmimin nga kompani të tjera që besojmë se do përfundojmë me sukses”, tha ai.

“Sado që është lajmi mirë që po arrijnë vaksinat, masat që janë në fuqi dhe që do merren në ditët në vazhdim në raport me situatën në terren, është e rëndësishme të respektohen nga ne dhe të gjithë qytetarët. Plani për vaksinim është përpiluar më herët, fillon me personel shëndetësor dhe do vazhdoj me personat mbi 80-vjeç, janë diku 30 mijë persona mbi 80-vjeç”.

Konjufca i përgjigjet Haxhiut për vaksinën dhe tregon pse u vaksinua Kurti

Glauk Konjufca i ka reaguar deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili e pyeti atë se pse nuk e ka marrë vaksinën në cilësinë e u.d së presidentit njëjtë sikur kryeministri Kurti.

Konjufca tha se ka antitrupa pasi ka kaluar COVID-in dhe do ta harxhonte një vaksinë.

“Kryeministri e ka marrë vaksinën për të inkurajuar qytetarët që ta marrin atë. Një vaksinë ka qenë e mjaftueshme, për të mos e harxhuar vaksina, ka mjaftuar ta marr vetëm kryeministri dhe besoj që kjo ka qenë mesazhi i duhur politik. Unë kam antitrupa pasi e kam kaluar COVID-in dhe do ta harxhoja një vaksinë”, u shpreh Konjufca.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka pyetur në seancën e Kuvendit, pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit njëjtë sikur ai.

“Do të ishte çështje interesante që edhe Konjufca të vaksinohej, ky proces ka mangësi nga organizimi i Ministrisë, ka interes të madh të qytetarëve kurse ata që shkuan u kthyen me kërkesën që të aplikojnë online”, tha Haxhiu.

Haxhiu e pyet Kurtin: Pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka pyetur në seancën e Kuvendit, kryeministrin Kurti se pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit njëjtë sikur ai.

“Do të ishte çështje interesante që edhe Konjufca të vaksinohej, ky proces ka mangësi nga organizimi i Ministrisë, ka interes të madh të qytetarëve kurse ata që shkuan u kthyen me kërkesën që të aplikojnë online”, tha Haxhiu.

Ai poashtu kritikoi mënyrën e aplikimit online të qytetarëve të moshuar.

“Paramendojeni një qytetari 80 vjeçar i kërkohet të aplikojë online dhe të ketë e-mail adresë, duke e ditur se të paktë janë ata që mund të aplikojnë për vaksinim online. Kërkoj nga ministria që të ndryshojë këtë kriter dhe të ndryshojë mënyrën e aplikimit, kryeministri jonë po përpiqet që me mesazh të sigurojë vaksinat teksa kryeministrat e rajonit kanë kontaktuar kompanitë farmaceutike”, tha Haxhiu.

Albin Kurti tregon pse e mori vaksinën AzraZeneca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se nuk do ta vaksinohej i pari me vaksinën antiCovid, po të mos ishte vaksina AzraZeneca.

Kurti tha se u vaksinua i pari për arsye se vaksina AstraZeneca aktualisht ka një reputacion të lënduar në botë, dhe kjo e shtyu atë që të vaksinohet i pari.

“Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do ta merrja, vetëm për shkak që ka qenë AstraZeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë jo vetëm në rajonin tonë, kam konsideryar që është e udhës që ta marrë i pari këtë vaksinë dhe kurfar synimi tjetër për të prioviligjuar vetën apo për të qenë thjesht i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, tha Kurti në fjalën e tij në këtë seancë.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ishte i pari që u vaksinua me vaksinën AstraZeneca.

Tahiri: Çështjet emergjente për qytetarët nuk po duken të jenë të rëndësishme për kryeministrin

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokatike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kërkuar që qeveria të ketë agjendë dhe masa konkrete me të cilat parasheh zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës të cilët janë goditur nga pandemia COVID-19.

Tahiri ka thënë se ende nuk kanë parë një agjendë të tillë nga ekzekutivi, çka sipas tij është e domosdoshme për t’u bërë ballë sfidave të dala si pasojë e koronavirusit.

Tahiri: Qeveria të sjell në Kuvend ide për rimëkëmbjen ekonomike

“Nuk po flaism këtu për agjendën brenda një ore, as brenda një jave, as brenda 100 ditëshi, sepse nuk është qëllimi të kërkojmë koncepte programore që vlejnë më pak sesa letra ku janë shtypur, por po kërkojmë që nëse nuk keni program fare, të paktën ta keni një lloj vizioni të pëtjgithshëm, të na sjellni në këtë Kuvend qoftë edhe si ide për të debatuar për rimëkëmbjen ekopnomike, për punësim, për sigruinë sociale, për kushtet e investimeve, sepse të gjitha këto që janë kaq emergjente e kaq të rëndësishme për qytetarët fatkeqësisht nuk po duken të jenë as emergjente e as të rëndësishme për kryeministrin dhe qeverinë tonë”, ka thënë ai.

Shefi i deputetëve të PDK-së ka thënë se ky subjekt e sheh të nevojshem që krahas funskionimit procedural të kuvendit, duhet të ketë agjendë përmbajtësore nga qeveria, e cila duhet të siskutohet në seancë.

Tahiri: Qeveria duhet të përballet me realitetin socio-ekonomik

“Kjo qeveri duhet ta ketë përballjen me realiteti nsocio-ekonomik të qytetarëve dhe këtë prioritet ta zhvillojë së bashku me ne në këtë kuvend, natyrisht që një model i tillë cfare kemi parë nga dy qeveritë e kaluara veprimet e të cilave ishin ad hoc, pa plan, pa agjendë, nuk është ajo cfarë duam ta shohim sot në vendinn tonë. Dhe e fundit zoti kryeministër, kërkojmë nga ju që të jeni më të përgjegjshëm dhe më serioz në sigurimin e vaksinës, nuk mjafton mkomuikimi me sms me kryeministrat e rjaonit që jut ë sioguroni vaksiënn për qytetarët e vendit tonë”, ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të votuar ndarjen e komisoneve paralamentare dhe për betimin e deputetëve të rinjë.

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, betohen deputetët e rinj (Drejtpërdrejt)

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Betimin e kanë dhënë deputetët që kanë zëvendësuar deputetët që kanë marrë poste ministrore, por edhe ata që kishin munguar në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka lexuar emrat e të gjithë deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca: Betimin duhet ta japin edhe deputetët që kanë munguar në seancën konstituive

“Deputeti Shemsedin Dreshaj kandidat i Subjektit AAKe zëvendëson Daut Haradinaj për shkak të dorëheqjes së tij. Deputetët Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli kandidatë të subjektit politik LVV i zëvendësojnë Donika Gërvalla-Schearz, Hekuran Murati, Arben Vitija, Arbërije Nagavci, Hajrulla Çeko, Liburn Aliu, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari për shkak të zgjedhjes së tyre anëtarë të qeverisë së Republikës së Kosovës. Deputetja Samra Ilijaz kandidate e Nova Demokratska Stranka-NDS e zëvendëson Emilija Rexhepi e cila është zgjedhur anëtare e qeverisë së Republikës së Kosovës. deputeti Fridon Lala kandidat i Iniciativa e Re Demokratike-IRDK e zëvendëson Elbert Krasniqit, i cili është zgjedhur anëtarë i qeverisë. Deputeti Enis Kervan i subjektit politik “Kosova Demokratik TurK Partisi e zëvendëson Fikrim Damka i cili është zgjedhur anëtarë i qeverisë. Po ashtu betimin duhet ta japin edhe deputetët që kanë munguar në seancën konstituive me 22 mars e të cilët janë Memli Krasniqi, Ardian Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Behxhet Pagolli”, tha Konjufca.

Kujtojmë se zëvendësimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është bërë sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pas sigurimit të kuotës gjinore prej 30 përqind zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet në bazë të votave të marra dhe jo në bazë të gjinisë siç është vepruar deri më tani.

***

Në seancën plenare të Kuvendit janë betuar deputetët e rinj që kanë zëvendësuar ata të cilët janë bërë pjesë e qeverisë, dhe ata që kanë munguar në seancën konstituive më 22 mars.

Zëvendësimi i deputetëve sipas votave dhe jo sipas gjinisë (bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese) ka sjellë ndryshim të emrave të kandidatëve që rekomandohen për zëvendësimin e deputetëve që u bënë ministra.

Nga Lëvizja Vetëvendosje do të jenë dy emra të rinj, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, të cilët do të zëvendësojnë dy deputetë që u bënë ministra.

Në vend të Mustafës dhe Dugollit, në fillim ishin Yllza Hoti e Gresa Bytyqi, të cilat kishin hyrë për shkak të kuotës gjinore.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u betuan sot, nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.

Nga komunitetet janë betuar deputetët, Enis Kervan, Fridon Lala dhe Samra Ilijazi

Poashtu edhe Memli Krasniqi, Ardian Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Behgjet Pacolli janë betuar sot si deputetë pasi nuk kishin marrë pjesë në seancën e 22 marsit.

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Sapo ka filluar seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë, që filloj me 35 minuta vonesë, janë në rend dite tri pika.

“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare”, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit.

Po ashtu, në fillim të seancës është bërë zëvendësimi i deputetëve me të përzgjedhurit si anëtarë të Qeverisë./

Deputetët mbërrijnë për seancën plenare

Kanë nisur të vijnë deputetët e legjislaturës së 8-të të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seanca e radhës, gjatë së cilës pritet të votohet përbërja e komisioneve parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë fillua të paraqiten në sallën plenare për seancën ku pritet të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare.

Seanca ishte dashur të fillojë në ora 10:00, por edhe kur ora shënon 10:30, ajo nuk ka nisur.

Në këtë seancë, do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe pyetje parlamentare.

Image
Deputetët
Image
Deputetët

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të rregullt në të cilën do të shqyrtohet propozimi i Kryesisë për themelimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë u dakordua t'i propozohet seancës që edhe në këtë legjislaturë Kuvendi të ketë 14 komisione.

Më pas u bë ndarja e tyre midis grupeve parlamentare, sipas formulës së përcaktuar dhe të praktikuar në legjislaturat e kaluara.  

Kështu, grupi më i madh parlamentar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, do të udhëheq shtatë komisione: Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërrmarrësi, Komisionin për Bujqësi, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisionin për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media, si dhe Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Dy  komisione do t’i drejtojë Grupi Parlamentar i PDK-së: Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq do të udhëheq Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

GP i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të udhëheq Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Grupi Parlamentar i Listës Serbe Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, ndërsa Grupi Parlamentar 6 Plus do të udhëheq Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.    

Deri më tani në Kryesi janë paraqitur tri grupe parlamentare dhe emrat e kryetarëve të tyre.

GP të LDK-së me 15 deputetë do ta ketë kryetar deputetin Arben Gashi, GP Lista Serbe me 10 deputetë me kryetar Igor Simiq dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 deputetë, me kryetar deputetin Besnik Tahiri.

Ditëve në vijim do të bëhet të ditura grupet e tjera parlamentare dhe po ashtu kryetarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat