Katër deputetët e Vjosa Osmanit mbesin në Vetëvendosje

Aktuale

Katër deputetët e Vjosa Osmanit mbesin në Vetëvendosje

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:17
Vjosa Osmani

Deputetët e Listës “Guxo” do vazhdojnë të qëndrojnë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes.

Vjosa Osmani me 5 nëntor formoi listën e saj politike “Guxo”.

Kjo nuk e regjistroi si parti politike këtë iniciativë, por hapi seli të saj pothuajse në tërë Kosovën.

Me këtë listë garoi edhe në zgjedhjet nacionale bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani siguroi shtatë karrige në Kuvendin e Kosovës.

Në institucionin legjislativ nga kjo listë hyri Vjosa Osmani, Burim Karameta, Doarsa Xhelili, Donika Gervalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli e Jeta Statovci.

E dy prej mandateve të Listës “Guxo” i humbi meqë Donika Gërvalla e Faton Peci u bën pjesë e kabinetit qeveritar.

Por, në sallën e kuvendit si deputete nuk do të qëndrojë as kryetarja e kësaj liste pasi që po synon pozitën e presidentes, ku edhe pretendon ta marrë ditëve në vijim.

Megjithatë edhe me mungesën e Vjosa Osmanit deputetët e saj do qëndrojnë në Kuvend pranë Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nëse Osmani, bëhet presidente, lista “Guxo” do mbetet pa udhëheqës.

Njëri ndër emrat që u përfol për të qenë në krye të kësaj liste është edhe Donika Gërvalla, por kjo e fundit nuk e ka pohuar as mohuar një gjë të tillë.

Por, asnjë emër nuk po shihet si i duhur për të zëvendësuar Osmanin.

Madje, fati i kësaj iniciative që nuk është regjistruar në parti ende po shihet si kogja i rrezikshëm.

Lëvizja Vetëvendosje e Lista “Guxo” bashkërisht kanë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat