Çollaku: SHBA dhe BE ranë në grackën e këtyre dy shteteve për Gjykatën Speciale

Aktuale

Çollaku: SHBA dhe BE ranë në grackën e këtyre dy shteteve për Gjykatën Speciale

Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:08
Bekim Çollaku

Ish-shefi i stafit të Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për ftesën nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Thaçi.

Ai ka thënë se zanafilla e Gjykatës Speciale është nisur nga Serbia dhe Rusia.

“Gjykata Speciale është totalisht plan i Serbisë dhe Rusisë, ndërsa unë habitem me vendet mike, Bashkimin Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat u bënë pjesë të kësaj gracke”, ka thënë Çollaku.

Ai ka thënë se nuk beson që BE dhe SHBA kanë ndihmuar në planin e Gjykatës Speciale, por kanë rënë pre e grackës së ngritur nga Serbia dhe Rusia si kundërshtuese të Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat