Zbulohet identiteti i shqiptarit që u arrestua sot për krime lufte në Izbicë

Aktuale

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u arrestua sot për krime lufte në Izbicë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:48
Izbicë

Gjatë ditës së sotme një person është arrestuar nga ana e organeve të hetuesisë së Kosovës për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë, saktësisht në fshatin Izbicë përgjatë viteve 1998/1999.

Sipas burimeve të medias, bëhet fjalë për personin Muhamet Alidemajn, 46 vjeçar nga fshati Kerrninë e komunës së Istogut, por i cili qe një kohe kishte jetuar në Serbi.

Por ky person në vitin 1998, atë kohë kur në Kosovë po zhvillohej luftë e ashpër, e kishte ndërruar emrin, duke e emëruar vetën në Dragan.

I njëjti gjatë kohës së luftës dyshohet se ka qenë i afërt me paramilitarët serbë në kryerjen e masakrës së Izbicës.

E ky person emri i vërtetë i të cilit është Muhamet Alidemaj, u arrestua sot nga ana e Policisë së Kosovës me dyshimin se kishte kryer krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Krime lufte kundër popullsisë civile -Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai gjatë kohës së lartëcekur kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat