Detaje: Kështu mund të aplikoni për të marrë vaksinë Anti Covid

Aktuale

Detaje: Kështu mund të aplikoni për të marrë vaksinë Anti Covid

Më: 31 mars 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Në një intervistë për emisionin #gjesi në T7, drejtori i shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka treguar mënyrën se si bëhet aplikimi për vaksinim të qytetarëve.

Ndonëse interesimi për t’u vaksinuar është i madh, qytetarët ende nuk janë të informuar për mënyrën e aplikimit online.

“ Ekziston një formë elektronike ekosova.rks-gov.net , ku qytetarët mund të aplikojnë, në këtë web faqe mund të hyjnë qytetarët dhe të aplikojnë për vaksinim, të futen në listë ose sistem për të marrë vaksinën dhe pastaj nga grupe të caktuara do të kontaktohen për oraret e caktuara se kur ata mund ta marrin këtë vaksinë”, tha Gashi.

Tutje ai tha se kontingjenti i fundit i vaksinave i është dedikuar personelit shëndetësor dhe personave mbi moshën 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat