​Vazhdojnë edhe sot homazhet për Rasim Thaçin-Cima

Aktuale

​Vazhdojnë edhe sot homazhet për Rasim Thaçin-Cima

Më: 28 mars 2021 Në ora: 06:55
Rasim Thaçi – Cima

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e artistit Rasim Thaçi – Cima.

Homazhet do të bëhen në orën 11:00.

Humoristi Rasim Thaçi-Cima, vdiq dje në moshën 71-vjeçare.

Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, nën një ceremoni mortore nga rrethi i ngushtë i të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat