Partia e Shqiprim Arifit, fituese e zgjedhjeve në Preshevë

Aktuale

Partia e Shqiprim Arifit, fituese e zgjedhjeve në Preshevë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 07:09
Shqiprim Arifi

(E plotësuar 23:20) - Alternativa për Ndryshim (APN) e udhëhequr nga Shqiprim Arifi ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës.

Sipas rezultateve të para preliminare, APN ka fituar 4205 vota, duke pasur një diferencë të theksuar ndaj partive të tjera, përcjell INA.

E dyta është radhitur Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Ragmi Mustafës me 2792 vota.

Në vendin e tretë është Partia për Veprim Demokratik (PVD) e udhëhequr nga Ardita Sinani me 2093 vota.

Në vendin e katërt është radhitur LR-PDSH e Sami Salihut me 1500 vota, dhe si subjekt i pestë është Lista Serbe me 993, e cila për herë të parë siguron një numër të madh të votave, për shkak të unifikimit të të gjitha partive serbe.

Dy partitë UDSH dhe ADSH kanë pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje duke siguruar njëra 198 dhe tjetra 180 vota.

Me këtë rezultat APN pritet sërish do të drejtoj komunën me kryetarin e deritanishëm Shqiprim Arifi, por duke siguruar koalicionin me njërën nga katër partitë që kanë fituar numrin e konsiderueshëm të votave. 

***

Në Preshevë përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme. Rezultat zyrtarë nuk ka por Agjencia e Lajmeve Presheva.com publikoi Exitpoollin në ora 16 që nxjerr fituese partinē e Shqipërim Arifit.

Dalja e votuesve sipas Exit Pollit të siguruar nga Presheva.al deri në orën 16:00 është 32%.

Dalja 32%, nënkupton që deri tash kanë votuar rreth 12.000 votues.

Nga këto rezultate për momentin prin Alternativa për Ndryshim me 48%, PDSH me 24% është e dyta dhe PVD me 16%. Partitë tjera janë nën 5%.

Deri në orën 17:00 dalja e votuesve në Preshevë, 36%

Deri në orën 17:00 në Preshevë kanë votuar më shumë se 36 për qind e qytetarëve.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi ka thënë se deri në orën 17:00 kanë votuar 15.297 qytetarë apo 36.49 për qind, ndërsa në zgjedhjet e kaluara deri në këtë kohë kanë votuar 18.600.

Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për kuvendin e ri lokal.

Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

***

Dalja e votuesve sipas Exit Pollit të siguruar nga Presheva.al deri në orën 16:00 është 32%.

Dalja 32%, nënkupton që deri tash kanë votuar rreth 12.000 votues.

Nga këto rezultate për momentin prin Alternativa për Ndryshim me 48%, PDSH me 24% është e dyta dhe PVD me 16%.

Partitë tjera janë nën 5%.

***

Deri në orën 12:00, vetëm 13 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Madje, sipas KKZ-së kjo përqindje e votuesve është edhe më e ulët krahasuar me zgjedhjet paraprake.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi. Ai tha se në orën 17:00 do të dalin me të dhëna të tjera në lidhje me përqindjen e votuesve.

Kamberi: 13 për qind e votuesve kanë dalë deri në orën 12:00

"Deri tash kanë dalë 5210 votues, deri në orën 12:00 kur është bërë raporti i fundit. I bie 13 për qind, por qysh po shihet në terren është dalja duke u rritur, me siguri nga ora 05:00 do të marrim të dhëna të sakta sa kanë dalë. Vendvotimet janë të hapura deri në orën 20:00, deri atëherë nuk dihet sa mund të dalin", tregon ai.

Kamberi ka bërë të ditur se në bazë të këtyre të dhënave, dalja e qytetarëve për të votuar deri në orën 12:00 është më e ulët se sa në zgjedhjet e kaluara. Për këtë thotë se kanë ndikuar shumë faktorë.

Kamberi: Në terren ku votojnë nëpër shtëpi pleqtë dhe ata me COVID, numri është shumë i madh

"Një ndryshim që është me zgjedhjet e mëparshme është se në terren ku votojnë nëpër shtëpi pleqtë dhe këta me COVID, numri është shumë i madh. Ndoshta në një vendvotim 50 kërkesa për të votuar", tha ai.

Sipas tij, nuk ka pasur parregullsi të evidentuara që kanë ndikuar në dëmtimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Qytetarët e Preshevës do të kenë mundësi të votojnë deri në orën 20:00.

Zgjedhjet në Preshevë, Arifi thotë se sot po përfundojmë odisenë e nisur herët

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka deklaruar se sot pritet çlirimi i Preshevës.

Ai pasi ka votuar në Zhunicë, ka thënë se shqiptarët e luginës do të japin verdiktin e tyre për një pushtet vendor stabil e zhvillimor.

Mustafa: Pritet çlirimi i Preshevës

"Para se gjithash në situata që jemi një pushtet kundër Covid-19. Një pushtet për arsim më të mirë dhe zhvillim të bujqësisë, ekonomisë së vogël dhe të mesme. Kujtoj se është një datë e pazakontë në kalendarin gjeografik, sepse do të jetë një ditë vere. Fatmirësisht kemi temperaturat e mira, prandaj shqiptarët e Preshevës nuk do i ndalojë asgjë që të dalin pranë kutive të votimit, të japim votën absolut të lirë. Dhe në këto dy ditët e fundit e mëhershme parazgjedhore qytetarët kanë ndarë mendjen për të zgjedhur dhe në këtë drejtim deri në orën 20:00 të gjithë shqiptarët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Prandaj pritet çlirimi i Preshevës", ka deklaruar Mustafa.

Kreu i PDSh-së ka votuar në njësinë 13 në bashkësinë lokale në Zhunicë. 

***

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi ka deklaruar se sot do të përfundojë odiseada e nisur kohë më parë. Ai pasi ka votuar në fshatin e tij të lindjes në Tërrnavë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive për të votuar.

Arifi po ashtu ka ftuar qytetarët që të bashkohen për ndryshimin pozitiv të luginës.

Arifi: Ne sot po përfundojmë një odise

"Ne sot po përfundojmë një udhëtim, një odise që ka filluar qysh më herët. Edhe në këto kushte klimatike edhe në atmosferë demokratike, sot e përfunduam obligimin si qytetarë. Unë ftoj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të kryejnë obligimin. Të frekuentojnë njësitë zgjedhore për të votuar dhe për politikbërjen e viteve të fundit në komunën tonë. Dhe të bashkohemi në ndryshomin pozitiv dhe vazhdimësisë së qytetit tonë, i cili duhet të përqafohet nga të gjithë në mënyrë prelibishitare", ka deklaruar ai.

Kryetari i deritanishëm, Shqiprim Arifi i shoqëruar me bashkëshorten e tij, ka votuar në njësinë 15 në Tërrnavë.

***

Bartësja e listës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani ka bërë thirrje për pjekuri dhe maturi politike në procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në Preshevë.

Ajo pasi ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votës, ka uruar që ky proces të shkojë mbarë.

Sinani: Qytetarët e Preshevës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

"Unë uroj për një proces të mbarë dhe demokratik të zhvillohet sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Preshevës. Uroj që qytetarët e komunës së Preshevës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Duke shprehur një pjekuri dhe maturi politike të përfundojë procesi mbarë ashtu siç e meriton komuna e Preshevës", ka deklaruar ajo.

Sinani garon për kryetare të komunës së Preshevës, si bartëse e listës se PVD-së. Ajo ka votuar në njësinë numër 5, në objektin e Komunës së Preshevës. Derisa është shoqëruar nga vajza dhe bashkëshorti i saj.

Ndërrimi i orës shkakton vonesa të procesit zgjedhor në Preshevë

Ndërrimi i akrepave të orës, ka shkaktuar vonesa në procesin zgjedhor në Preshevë.

Image

Komisionerët e autorizuar në zgjedhjet e sotme kanë arritur me vonesë në njësitë ku janë të angazhuar.

Këtë e ka konfirmuar, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi i cili tregon se tashmë janë hapur 90 për qind e vendvotimeve.

Kamberi: Presim të respektohen masat gjatë votimit

"Presheva numëron 38 vendvotime. Diku 42 mijë janë të regjistruar. Probleme deri tash nuk ka pasur, presim që qytetarët edhe me i respektuar masat", shprehet ai.

Ai thotë se ka pasur vonesa në mbledhjen e Këshillave të Votimit të komisionerëve si shkak i ndërrimit të orës.

Kamberi: Disa komisionerë kanë ardhur me vonesë

"Për shkak se u ndërrua ora, disa komisionerë, disa persona të autorizuar ku mbahen votimet me siguru kanë harruar me ndërrua orën ose kanë ardhur me vonesë. Tek ajo ke problem pak i vogël pro u rregullua"; thotë Kamberi.

Ai shton për KosovaPress se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat po mbahen sot në Preshevë, kanë shtuar në listat e votuesve mbi 120 persona.

Kamberi: Mbi 120 persona më shumë në listat e votuesve

"Lista e votuesve që kanë të drejtë vote sot është rritur për 121 persona. Ata që kanë vdekur janë hequr prej listave, ata që kanë mbush 18 vjet janë shtuar", thekson ai.

Kamberi ka bërë thirrje që të respektohen masat brenda njësive të votimit. Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për thirrjen e re të parlamentit lokal.

Për zgjedhjet ishin bërë bashkë, por shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme lokale, garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS. 

Nis votimi në Preshevë

Janë hapur dyert e qendrës së votimit numër 3 në objektin e Komunës së Preshevës.

Në këtë qendër janë tri njësi votimi.

Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për thirrjen e re të parlamentit lokal.

Për parlament ishin bërë bashkë, por shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS.

Nga 7 lista zgjedhore, 4 janë parti politike, 2 janë grupe qytetarësh dhe njëra koalicion.

Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme në Preshevë

Qytetarët e komunës së Preshevës do të votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme lokale, ku duhet të zgjedhin 38 përfaqësuesit e tyre në kuvendin komunal.

Janë 41.600 votues të cilët do të zgjedhin një nga shtatë subjekte politike, që aspirojnë të jenë pjesëmarrës në ushtrimin e qeverisjes vendore në katër vitet e ardhshme.

Derisa janë 38 qendra votimi. Kurse, në garë janë gjashtë parti shqiptare dhe një listë serbe, koalicion ky i përbërë nga tetë parti serbe.

Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës. Kurse, për të parin e komunës në garë është edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma.

Përndryshe, kuvendi komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020, për arsye se nuk është mbajtur asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat