Ish-deputetja e PDK-së i reagon kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Ish-deputetja e PDK-së i reagon kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:19
Besa Ismaili

Ish deputetja e PDK-së, ka shprehur habi me ngazëllimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama, duke potencuar se deklarimi i kësaj të fundit, assesi nuk është gjuhë institucionale.

Besa Ismaili ia përkujtoi Ramës se "kryeministri e shkeli Kushtetutën me dy këmbë dhe nga tabori i tij vinin kërcënime dhe fyerje ndaj institucionit që drejton ajo".

Postimi i znj. Besa Ismaili:

Arta Rama qenka ngazëllyer me idenë e bashkëpunimit me kryeministrin, i cili e shkeli kushtetutën me dy këmbë, dhe nga taborri i të cilit i vinin kërcënime dhe fyerje institucionit më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, në krye të së cilës gjendet zonja në fjalë!

Pushtetet bashkëpunojnë në suaza të ligjeve të parapara, e assesi nëpërmjet deklarimeve publike. Kjo assesi nuk është gjuha institucionale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat