Albulena Haxhiu merr vendimin e parë: Ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë

Aktuale

Albulena Haxhiu merr vendimin e parë: Ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:51
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë sot vendimin e parë si ministre në këtë ministri.

Haxhiu bërë të ditur se ka ndaluar shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë.

Ajo tha se “duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesa si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponsoruese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij ligji”.

“Sot, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e sponsoruesit, i ka dërguar opinion ligjor Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Qëllimi i këtij opinioni ligjor është vënia në dijeni për mënyrën e drejtë në zbatimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim.

Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesa si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponsoruese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij ligji.

Bashkëngjitur gjeni opinionin ligjor lidhur me këtë”, tha ajo.

Image
Dokument
Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat