Gjobat gjatë fushatës elektorale, KQZ-ja merr vendim për VV-në, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në

Aktuale

Gjobat gjatë fushatës elektorale, KQZ-ja merr vendim për VV-në, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:13
KQZ

Për katër subjektet politike VV-në, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në që janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) gjatë fushatës zgjedhore, Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që të ua ndalon mjetet nga fondi për mbështetje rreth partive politike.

Kësisojë nga ky fond VV-së do t’i ndalen 40 mijë e 700, PDK-së 66 mijë e 100, LDK-së 20 mijë e 600 dhe AAK-së 52 mijë e 750 euro.

“Është si praktikë që të ndahen në dy këste, dhe dua të sqarojë se subjektet politike s’kanë borxh ndaj KQZ-së por ndaj PZAP-së”, tha Ylli Buleshkaj, drejtor i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti, tha se KQZ-ja  ështw duke u marr me pagesat e trupave zgjedhore të 14 shkurtit.

“Sekretariati është aktualisht në pagesën e trupave zgjedhore dhe janë kryer të giitha pagesave të trupve zgjedhore të stafit teknik dhe komisionerëve”, u shpreh Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat