Haradinaj kujton 22 vjetorin e bombardimeve të Nato-s: Ajo ditë nuk ishte e zakonshme, faleminderit përjetësisht Nato-s

Aktuale

Haradinaj kujton 22 vjetorin e bombardimeve të Nato-s: Ajo ditë nuk ishte e zakonshme, faleminderit përjetësisht Nato-s

Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:56
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Haradinaj thotë se ajo ditë nuk ishte e zakonshme pasi përderisa atë ditë përkujtonin 1-vjetorin e nisjes së luftës në Dukagjin, Gazmendin, Himën dhe Agronin, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër.

“NATO-s faleminderit përjetësisht! Të rënëve, përgjithmonë Lavdi!” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

24 marsi i vitit 1999, nuk ishte një ditë e zakonshme.

Përderisa përkujtonim 1-vjetorin e nisjes së luftës në Dukagjin, Gazmendin, Himën dhe Agronin, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër.

Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e tjerë të NATO-s, mbuluan qiellin me aeroplanë, armiku nisi sulmet ndaj popullatës së paarmatosur anekënd vendit.

Sot kujtojmë njëzetepesë të rënët në Kotlinë, Zona Operative e Nerodimes, të rrethuar e të vrarë barbarisht.

NATO-s faleminderit përjetësisht!
Të rënëve, përgjithmonë Lavdi!
RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat