Rexhepi: Po punojmë me BKS-në, për të ulur numrin e veturave të pasiguruara

Aktuale

Rexhepi: Po punojmë me BKS-në, për të ulur numrin e veturave të pasiguruara

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:01
Jeton Rexhepi

Zvogëlimi i numrit të veturave të pa regjistruara shihet si një mundësi që Kosova të aplikoj për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.

Drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor i Policisë të Kosovës, nënkolonel Jeton Rexhepi, tha për RTK-në se me pajisjet që do t'i dhurohet PK-së nga Byroja Kosovare e Sigurimeve do të lehtësojnë punën e tyre në identifikimin e veturave të paregjistruara.

Rexhepi tha se këto pajisje mundësojnë identifikimin dhe më pastaj dëshmimin e kundërvajtjeve qoftë tejkalimi i shpejtësisë, qoftë mos vënia e rripit të sigurisë, përdorimi i telefoni gjatë ngasjes, tejkalimet në vendet e ndaluara  qoftë me sinjalizim horizontal apo vertikal, apo dhe çdo kundërvajtje që mund të dëshmohet me ato pajisje  që dëshmojnë dhe kundërvajtësit të binden për veprimet të cilat i kanë bërë.

"Në të njëjtën do kemi mundësi që përmes këtyre pajisjeve të kemi edhe dëshminë e kundërvajtjeve tjera , qoftë tejkalimi i shpejtësisë, qoftë mos vënja e rripit të sigurisë, përdorimi i telefoni gjatë ngasjes, tejkalimet në vendet e ndaluara  qoftë me sinjalizim horizontal apo vertikal, apo dhe çdo kundërvajtje që mund të dëshmojmë me ato pajisje  që dëshmojnë dhe kundërvajtësit të binden për veprimet të cilat i kanë bërë . Nëpërmjet këtyre pajisjeve mënyra e dëshmimit apo identifikimit do të jetë shumë më e lehtë  për ta trajtuar. Bashkërisht me grupin punues në momentin që ka mangësi në implementim apo kanë problemet dal gjatë implementimit jemi duke i adresuar dhe duke i dërguar për ndryshim-plotësim", tha ai.

Rexhepi po ashtu tha se është duke u punuar në ndryshim-plotësim në vërejtjet që kanë dhe në një të ardhme të afërt do të bëhet një pastrim i listët të automjeteve të cilat nuk janë regjistruar apo nuk u është vazhduar regjistrimi për shumë arsye.

"Mirëpo, është duke u hartuar apo në plotësim-ndryshim, disa nga pika të cilat janë dhënë vërejtje nga të gjithë do të përfshihen. Nuk mendoj që kemi hapa të vonueshëm mirëpo me ndryshimet ligjore do të marrin kohë edhe sistemet tjera përcjellëse. P.sh qendra e regjistrimit ose sistemet nuk mund të ndërlidhen apo ka mungesë të dhënave apo çështje tjera digjitale të rregulluara atëherë normalisht që kjo merr kohë. Mirëpo është kënaqësi që të gjithë jemi duke punuar dhe të gjitha vërejtjet të cilat i kemi t'i adresojmë dhe në një të ardhme të afërt do të bëhet një pastrim i listët të automjeteve të cilat nuk janë regjistruar apo nuk u është vazhduar regjistrimi për shumë arsye , në aksidente, në vështirësi apo shkaqe tjera. Ai numër i automjeteve do të pastrohet nga lista, në të njëjtën kohë me një ndryshim, sa i përket pajisjeve teknologjike në identifikim të atyre automjeteve të paregjistruara  të ndikojnë që përmes tyre të bie apo të ketë edhe më pak qarkullim të automjeteve të tilla", tha ai.

Ai tha se për veturat e paregjistruara do të ketë masa ndëshkuese. "Në ato vetura të paregjistruara që do të hasen do të ketë veprime konkrete si masa ndëshkuese, largim nga trafiku duke i respektuar të gjitha kërkesat që nevojiten për ndalesa të automjeteve të tilla”,  tha Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat