Zv/kryeministrja Balaj i del në përkrahje Shoqatës së Autobusëve: Të arrihet një marrëveshje e re

Aktuale

Zv/kryeministrja Balaj i del në përkrahje Shoqatës së Autobusëve: Të arrihet një marrëveshje e re

Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:50
Albulena Balaj-Halimaj

Zëvendëskryeminstrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, u ka dal në përkrahje Shoqatës së Transportuesve të Kosovës.

Ajo tha se ndihma e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor nuk i ka mbuluar shpenzimet as njëjavore të tyre.

Balaj-Halimaj shtoi se kërkesa e tyre mund të negociohet dhe Kryeministri, Ministri i Financave dhe Ministri i Transportit duhet të arrijnë marrëveshje të re me këtë shoqatë.

“Duke e njohur nga afër sektorin e transportit rrugor dhe duke i njohur mirë vështirësitë e tyre i dal në mbështetje të plotë kërkesave të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ndihma e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor nuk i ka mbuluar shpenzimet as njëjavore të tyre derisa ata punonin/punojnë me gjysmë kapaciteti e të mos flasim për pjesën kur atyre i është ndërprerë puna me vendim të Qeverisë së RKS.

Kërkesa e tyre mund të negociohet, prandaj Kryeministri, Ministri i Financave dhe Ministri i Transportit duhet të arrijnë marrëveshje të re me ShTK-në”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat