“Problemi më i madh Vjosa Osmani”, profesori tregon skenarin e LDK-së në raport me Qeverinë Kurti

Aktuale

“Problemi më i madh Vjosa Osmani”, profesori tregon skenarin e LDK-së në raport me Qeverinë Kurti

Nga: N.Sh Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:42
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhej të luajë rolin e opozitës dhe jo të veprojë sipas dëshirave të Qeverisë Kurti.

Kështu po vlerëson analisti politik Sulejman Mehazi, i cili shton se, LDK-ja është e pakuptimtë që të votojë Qeverinë Kurti.

Mehazi përmes një postimi në Facebook, thekson se, nëse LDK-ja voton Qeverinë Kurti, atëherë sipas tij, është e detyruar të kërkon kulaçin e saj në Qeveri.

“Problemi më i madh është për Vjosa Osmanin, që pretendon të bëhet presidente e Kosovës, pikërisht këtu Abdixhiku për shkak interesave të të LDK-së mund të hyjë në bashkëbisedime koalicionuese me Kurtin, po këto do jenë marrëveshje ambasadash apo konsujsh në dobi të LDK-së, kaq”, shkruan profesori.

Postimi i plotë:

LDK-ja e Abdixhikut  për t'u ngritur duhet të luajë rolin e opozitës e jo të veprojë sipas dëshirave qeveritare të Kurtit

Është e pakuptueshme dhe e palogjikshme të kërkohet nga kryetari i ri i LDK-së, Abdixhiku, të votohet qeveria e Kurtit. Nëse LDK-ja voton Kurtin atëherë në cilën anë është, në pozitë apo në opozitë? Teoria politike tregon se partitë opozitare për të marrë pushtetin janë të obliguar të kritikojnë veprimet e partive në pushtet. Nëse LDK-ja voton qeverinë e Kurtit, atëherë është e detyruar të kërkonte kulaçin e vet në qeveri, ku mbetet roli i partisë opozitare e LDK-së, a mendoni se do ngritët lartë LDK-ja duke votuar dëshirat e qeverisë së Kurtit.

Numri i madh i deputetëve të LVV-së na mundëson të themi se, Kurti, nuk ka nevojë për votat e LDK-së, se qeveria e tij do formohet lehtësisht e pa farë problemi me partitë e pakicave jo serbe, kaq.

Problemi më i madh është për Vjosa Osmanin, që pretendon të bëhet presidente e Kosovës, pikërisht këtu Abdixhiku për shkak interesave të të LDK-së mund të hyjë në bashkëbisedime koalicionuese me Kurtin, po këto do jenë marrëveshje ambasadash apo konsujsh në dobi të LDK-së, kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat