Doktori i njohur ironizon me Hotin: Zoti na ndihmoftë!

Aktuale

Doktori i njohur ironizon me Hotin: Zoti na ndihmoftë!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:40
Avdullah Hoti

Doktori neuropsikiatër Jusuf Ulaj, ka ironizuar me paaftësinë e qeverisë për të siguruar me kohë vaksinat anti-Covid.

Në një status në Facebook, Ulaj u ka bërë thirrje qytetarëve ta ruajnë veten, se sa për qeverinë, nuk dihet kur vinë vaksinat.

Statusi i Jusuf Ulajt:

Hoti: “Jemi në fazën finale të kësaj pandemie. Për disa javë presim ardhjen e vaksinave dhe të fillojmë me vaksinimin masiv”.

Ambasadat e cilësojnë Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë për COVID-19.

Numri i rasteve të infektuar dhe rastet e vdekjeve po rritën cdo ditë, masat nuk respektohen nga qytetarët dhe pakëz mbikqyren nga organet kompetente.

Spitalet dhe punëtorët shëndetësor të mbingarkuar dhe të lodhur.

Vaksina akoma nuk kemi dhe nuk dihet saktë së kur do të vijnë. Zoti na ndihmoftë!

Ruajeni veten, familjen dhe rrethin! Shëndeti para të gjithave!

KUJDES!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat