Haradinaj: Më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 08:24
Demonstratat studentore të viti 1981

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat studentore të 1981-ës.

Haradinaj thotë se 40 vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive dhe kundër shtypjes së shfrytëzimit.

Po ashtu Haradinaj thotë se 11 marsi i 1981 ishte dita që nisi një proces të pakthim dhe se me 11 mars u pagëzua Republika e Kosovës.

“Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit. Ajo ishte dita që nisi një proces të pakthim. Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës. Lavdi të rënëve”, ka shkruar Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat