Quni tregon si do të votohet në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së për kryetarin e ri

Aktuale

Quni tregon si do të votohet në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së për kryetarin e ri

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:46
Anton Quni

Anton Quni ka treguar mënyrën se si do të votohet në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së të dielën, për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Ai  ka thënë se është arritur pajtueshmëri e të gjitha degëve të LDK-së që delegatët do të japin më shumë se 50 për qind të gjithë kandidatëve pa përjashtim.

“Pajtueshmëria është që ne do t’i votojmë të gjithë kandidatët. Delegatët do t’ua japin më shumë se 50 për qind të gjithë kandidatëve pa përjashtim. Mund të ndodhë që ndërhyjmë në statutin e LDK-së. Është zotim i degëve që kanë përçuar mendimin e delegatëve që t’ua mundësojnë të gjithë kandidatëve garën. Kjo është gjë e mirë”, tha ai.

Në parim votohen të gjithë kandidatët ashtu që të ketë votim për secilin kandidat që t’i miratohet kandidatura dhe pastaj të kalohet me votim të fshehtë për të gjithë kandidatët. Pastaj kandidati që merr më shumë vota, zgjedhet kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat