Meliza Haradinaj-Stublla akuzohet për manipulim votash, paralajmëron padi ndaj kandidatës së AAK-së

Aktuale

Meliza Haradinaj-Stublla akuzohet për manipulim votash, paralajmëron padi ndaj kandidatës së AAK-së

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:09
Meliza Haradinaj-Stublla

Kandidatja për deputete nga radhët AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla është akuzuar për manipulim votash në QNR.

Këtë akuzë e hodhi, kandidatja tjëtër poashtu nga radhët e AAK-së, Florentina Gjergjaj.

Por, kësaj të fundit nuk la pa i reaguar Haradinaj-Stublla, e cila ka paralajmëruar padi ndaj saj.

“Për shpifjet dhe fyerjet kundër meje të cilat po qarkullojnë në disa portale, kandidatja në fjalë do të përgjigjet në gjykatë.  Disa herë kam garuar në të kaluarën, dhe pavarësisht rezultatit, gjithmonë kam respektuar vullnetin qytetar”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat