Rashiq ia kthen Rakiqit që tha se Albin Kurti e organizoi rrahjen e djalit të tij

Aktuale

Rashiq ia kthen Rakiqit që tha se Albin Kurti e organizoi rrahjen e djalit të tij

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se e ka organizuar sulmin ndaj të birit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Ndërsa, pak më parë Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, Nenad Rashiq në një konferencë për media ka folur rreth sulmit që i ndodhi djalit të tij, Nikolla Rashiq dje në Graçanicë.

Ndër të tjera ai është pyetur edhe për komentin e Rakiqit.

Nenad Rashiq e ka quajtur koment të pandershëm.

“Për mua është koment i pandershëm dhe duhet ta kenë për nderë ata që bëjnë këso komente. Për të rriturit nuk ke si i komenton këto… Nëse unë kam qenë organizator i asaj që djalit tim të rrahet dhe t’i thyhen dhëmbët, a do të ishte ai i përgjegjshëm që ai t’i shkaktonte djalit të tij lëndime të tilla… Unë them vetëm që t’i vijë turp të gjithëve që mendojnë kështu”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat