Njohësit e çështjeve juridike thonë se kryetari i ri i Kuvendit merr pozitën e ushtruesit të detyrës së Presidentit

Aktuale

Njohësit e çështjeve juridike thonë se kryetari i ri i Kuvendit merr pozitën e ushtruesit të detyrës së Presidentit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:43
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës do ta ushtrojë edhe detyrën e Presidentit të Kosovës deri në zgjedhjen e këtij të fundit nga Parlamenti i Kosovës.

5 maji është data e fundit kur do të duhej të zgjedhet presidenti i ri i Kosovës. Nëse kjo datë e gjen Kosovën pa president vendi duhet të shkojë përsëri në zgjedhje parlamentare.

Yll Zekaj nga IKD thotë se kur Kuvendi i ri do të konstituohet, vendin e ushtruesit të Presidentit do ta merr kryekuvendari i ri.

“Me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sipas kushtetutës ai e merr edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit në një periudhë deri në gjashtë muaj e që në këtë rast përfundon me 5 maj”, deklaroi Yll Zekaj.

I të njëjtit mendim është edhe profesori i të drejtës penale Ismet Salihu

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit ose kryetares së Kuvendit, ai/ajo do ta merr mandatin e presidentit pasi nuk është në detyrë presidenti i zgjedhur”, deklaroi Ismet Salihu.

Nëse është e nevojshme profesori Salihu thotë se do të ishte mirë të ketë një dorëzim-pranim të detyrës.

Pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes pas dorëheqjes së Hashim Thaçit po e bartë Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat