Halilaj: Në shumicën e aktiviteteve të partive politike gjatë fushatës nuk është zbatuar asnjë masë anti-COVID

Aktuale

Halilaj: Në shumicën e aktiviteteve të partive politike gjatë fushatës nuk është zbatuar asnjë masë anti-COVID

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:43
Ngadhnjim Halilaj

Ditëve të fundit kemi një rritje të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

E për këtë shkak po fajësohen edhe partitë politike për tubimet e mbajtura në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ngadhnjim Halilaj, nga Organizata D4D tha se i kanë monituar 179 aktivitete zgjedhore në komunat kryesore dhe dy me shumicë serbe.

Halilaj tha se në shumicën e aktiviteteve të partive nuk është respektuar asnjë masë.

Ai pati kritika edhe për institucionet e Kosovës që nuk i monitoruan si duhet zbatimin e masave anti-COVID.

“Gjatë fushatës zgjedhore i kemi monituara 179 të subjekteve politike në shtatë komunat kryesore dhe dy me shumicë serbe. Nga këto kemi vërejtur se një pjesë e madhe nuk i ka respektuar masat anti-COVID. Në ngjarjet që kanë ndodhur në ambientet e jashtme, e cila i ka pasur disa kufizime. Për shembull grumbullimi deri në 50 persona, pastaj me pjesëmarrës që bartin maska të vendosur tek hunda dhe tek goja si dhe distanca që duhet të mbahet deri në dy metra, asnjë nuk është respektuar në shumicën e rasteve”.

”Në ambientet e mbyllura 37.7 përqind e aktiviteteve të mbyllura nuk është respektuar asnjë masë. Ndoshta aty-këtu ndonjë maskë është bartë, kjo deri dikun mirë. Por, në përgjithësi në tubimet dhe aktivitetet e mbajtura nga partitë politike, masat kanë qenë vështirë të respektueshme”.

“Kjo është vërejtur edhe nga mbulimet mediatike nga çdo televizion që është bërë. është parë që masat kanë qenë vështirë të respektueshme. Edhe ne si koalicion i OJQ-ve kemi reaguar. Por, edhe institucionet përkatëse nuk i kanë ndërmarrë masat e duhura për shkelësit e këtyre masave. Përjashto në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, ku ka pasur gjoba për shkelësit. Por, në përgjithësi nuk ka pasur zbatim ashtu siç duhet të masave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat