Osmani takon koordinatoren e OKB-së, flasin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Aktuale

Osmani takon koordinatoren e OKB-së, flasin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Foto nga vendi i ngjarjes

U.d. presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim të OKB-së.

Me këtë rast, Richardson i përcolli urime u.d. presidentes Osmani për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit si dhe e uroi atë dhe popullin e Republikës së Kosovës për një proces të qetë e demokratik zgjedhor.

“Palët diskutuan për rëndësinë e shndërrimit të pritshmërive të qytetarëve në punë dhe në projekte konkrete. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për avancimin e pozitës dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të grave. Njëkohësisht, u theksua nevoja për bashkërendim të politikave publike dhe projekteve të ndryshme zhvillimore me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin për media.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e prioritizimit të menaxhimit të suksesshëm të pandemisë si dhe sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës, si dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat