VV befasoi në Lipjan, ja sa vota morën Vjosa Osmani e Glauk Konjufca

Aktuale

VV befasoi në Lipjan, ja sa vota morën Vjosa Osmani e Glauk Konjufca

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:23
Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca

Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitoj bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në komunën e Lipjanit, LVV mori mbi 13 mijë vota, duke mposhtur bindshëm LDK-në dhe PDK-në.

Vetëvendosje në këtë komunë kishte dy kandidatë për deputetë, Adnan Rrustemi dhe Gresa Bytyqi.

Media mëson se Adnan Rrustemi ka arritur që në vendlindjen e tij të marr 5255 vota, kurse Gresa Bytyqi mori 3050 vota.

Ndërsa, numri 2 i listës, Vjosa Osmani ka arritur të marr deri më tani 10494 vota.

Kurse, Glauk Konjufca ka arritur të marr 7234 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat