Zemaj jep lajmin e mirë: Kthehet i shëruar nga Austria, Fidan Gashi i cili u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

Aktuale

Zemaj jep lajmin e mirë: Kthehet i shëruar nga Austria, Fidan Gashi i cili u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

Nga: A.Z Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sapo e përcjellëm në familjen e tij dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i cili ishte i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka thënë se shërimin e tij e more përsipër institucionet e Austrisë, po ashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.

Tutje ka shtuar se shpreh falënderim të thellë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë

Postimi i plotë:

Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar.

Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Enveri është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.

Po ashtu jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.

Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer.

Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë ndësra i falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat