Qeveria nuk sjellë raportin e dëmeve, mbyllet seanca ndaj veteranëve protestues

Aktuale

Qeveria nuk sjellë raportin e dëmeve, mbyllet seanca ndaj veteranëve protestues

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 07:30
Seanca

(E plotësuar 11:47) - Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e katër me radhë ndaj njëmbëdhjetë̈ veteranëve dhe invalidëve të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.

Meqenëse në seanca kanë munguar tre të akuzuar dhe pala e dëmtuar në këtë rast Qeveria e Kosovës nuk ka sjell raportin e vlerës së dëmit, seanca është mbyllur dhe e radhës është paraparë të mbahet më 14 prill nga ora 09:00.

Avokati i palës së dëmtuar, Bedri Krasniqi tha se pala e dëmtuar është në procedurë të mbledhjes së fakteve me qëllim ta faktojë faktin lidhur me vlerën e dëmit.

I akuzuarit në këtë rast, Xhevdet Qeriqi, i cili është edhe njeri ndër organizatorët e protestës të gushtit të 2015, këtë proces gjyqësor e ka quajtur si lojë politike. Ai kërkoi që seanca e radhës të mos caktohet pa u ofruar raporti i dëmit në të kundërtën ka thënë se nuk marrin pjesë në seanca.

“Seanca e katër që po mbahet dhe përfaqësuesi i qeverisë po arsyetohet se do ta sjellë raportin e radhës. Janë katër seanca që deklarohet, më duket lojë që po bëhet me neve, është e padrejtë po bëhen gati 6 vite që akuzohemi prej qeverisë dhe mos me qenë gjendje me sjellë këtë raport është lojë politike. Kisha kërkuar që mos me thirr seancë pa e ofrua raportin e dëmit. Në të kundërtën deri në vendimin përfundimtar nuk marrë pjesë në seancë”, tha ai.

Kryesuesja e trupit gjykues, Luljeta Krasniqi kërkoi nga pala e dëmtuar që deri të seancën e radhës të përgatisë raportin që shpalos vlerën e dëmit.

Qeriqi së bashku me 10 veteranë të tjerë sot para Gjykatës

Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të UÇK -së, do të paraqiten sot para Gjykatë Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015-të.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër organizatorët e kësaj proteste.

Seanca do të fillojë në ora 09:30.

“Për datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës. Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së. Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e protestës së veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktësisht bëhet fjalë për protestën e gushtit të vitit 2015”, ka shkruar Qeriqi në profilin e tij “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat