Osmani dekoron njësitin e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së dhe regjisoren Blerta Basholli

Aktuale

Osmani dekoron njësitin e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së dhe regjisoren Blerta Basholli

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Vjosa Osmani

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë sot dy medalje presidenciale.

Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit.

Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës. Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga znj. Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.

Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat