Profesori thotë se Vjosa Osmani është kryetare morale e LDK-së, tregon çfarë ndodhë nëse ajo kthehet në këtë parti

Aktuale

Profesori thotë se Vjosa Osmani është kryetare morale e LDK-së, tregon çfarë ndodhë nëse ajo kthehet në këtë parti

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 13:27
Vjosa Osmani

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar votat e Vjosa Osmanit në Istog, në vendlindjen e Rugovës, e cila ka gjithsej 5658, 1100 vota më shume se të gjithë kandidatët e LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kryetare morale e LDK-së është presidentja në detyrë, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se nëse kthehet Osmani në LDK, atëherë ka shpresë edhe për rikthimin e partisë.

Sipas Bytyçit, besnikët dhe bashkëfajtorët me Isa Mustafën nuk mund ta rikthejnë imazhin dhe integritetin e mëparshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Postimi i tij i plotë:

Vjosa Osmani ka marrë në Istog, vendlindjen e Rugovës, 1100 vota më shume se të gjithë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 5658 vota Vjosa dhe 4558 vota Lidhja Demokratike!

Kryetare morale e Lidhjes Demokratike është pa dyshim presidentja në detyrë! Nëse ajo do kthehet realisht në krye të kësaj partie, atëherë ka shpresë edhe për rikthimin e LDK-së!

Besnikët dhe bashkëfajtorët me Isa Mustafën nuk mund ta rikthejnë imazhin dhe integritetin e mëparshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat