Profesori tregon sfiden e parë që e pret LVV-në

Aktuale

Profesori tregon sfiden e parë që e pret LVV-në

Nga: M.H Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:48
Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme në vendin tonë.

Nga rezultatet preliminare VV është partia e cila ka dalur fituese, shkruan “Bota sot”.

Profesori Muhamet Kelmendi, ka shkruar në lidhje me këto zgjedhje duke i quajtur të sukseshme zgjedhjet dhe mbarvajtjen e tyre.

Kelmendi thotë që pavarësisht kësaj në ndërtimin e pushtetit të Kosovës ka vështirësi e sidomos për postin e presidentit.

“Rezutatet aktuale të dalura nga zgjedhjet e 14 shkurtit tregojnë se kemi një gjendje shumë domethënëse dhe të suksesshme në këto zgjedhje. Megjithatë ka vështirësi të dukshme në drejtim të ndërtimit të pushtetit në Republikën e Kosovës. Nuk ka vështirësi as për Qeveri dhe as për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. VV i ka votat me pakicat. Me pakicat kombëtare në Kosovë i ka 61 deputetë për të zgjedhur Qeverinë dhe Kryetarin e Kuvendit”, u shpreh Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Mirëpo profesori thotë që sfida e radhës që pret qeverinë e re është zgjedhja e presidentit, zgjedhje e cila bëhet sipas nenit 86 me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. E nëse nuk zgjedhet me 2/3, shkohet në votimin e tretë në Kuvend që në votimin e tret kërkohet shumica e votave, e që kërkohet të qëndrojnë në sallë deputetët për të arritur një vendim.

Në fund, Kelmendi thotë që VV duhet të shikojë mirë për të gjej partinë për koalicion, në mënyrë që të arrijë 2/3 e deputetëve.

“Çështja paraqitet kryesisht në zgjedhjen Presidentit a Presidencës. Zgjedhja këtu bëhet sipas nenit 86 me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në dy votimet e para kërkohen 2/3 e deputetëve të Kuvendit. Nëse këtu nuk zgjedhet Presidenti/ja me 2/3 shkohet në votimin e tretë në Kuvend. Në votimin e tretë lypset që Presidenti/ja të zgjedhet me shumicen e votave të gjithë deputetëve. Këtu lypset shumica e votave. Por edhe këtu lypset që deputetët të mbesin në sallë. Nëse ata e lëshojnë seancen dhe seanca nuk i ka së paku 80 deputet prezent, zgjedhja bëhet e pamundshme. Së këndejmi i duhet VV një koalicion për të arritur 2/3 e deputetëve në Kuvend për të zgjedhur Presidentin/në me shumicë të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kemi kështu një gjendje që kërkon nga VV të bëhet analiza dhe të gjej partinë për koalicion”, nënvizoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat