Endrit Thaҫi merr pjesë në fushatën e PDK-së: Më merr malli për babin dhe axhën Kadri

Aktuale

Endrit Thaҫi merr pjesë në fushatën e PDK-së: Më merr malli për babin dhe axhën Kadri

Nga: H.O. Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:04
Lumnije dhe Endrit Thaci

Djali i vetëm i Hashim Thaҫit, Endriti ka marrë pjesë në fushatën përmbyllëse të PDK-së, bashkë me nënën e tij, Lumnijen.

Ai ka publikuar një foto në Instagram krahë nënës së tij dhe ka përmendur në këtë postim edhe babain e tij, e poashtu Kadri Veselin.

Endriti shkruan se ‘Liria ka emër. Por ka pasur edhe çmim. Ata që e dhanë jetën, themeluan shtet’.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me Nënën, mora pjesë në takimin përmbylës të PDK-së. Historia e Kosovës ka emër. Liria ka emër. Por ka pasur edhe çmim. Ata që e dhanë jetën, themeluan shtet. Më merr malli për babin dhe axhën Kadri, por kur e pashë entuziazmin e qytetarëve për #Rimëkëmbje, kam besim se ditët e ndritshme do të kthehen. Shumë shpejt.

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti i bekoftë edhe miqtë e saj!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat