Haradinaj viziton BIK-un: Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë

Aktuale

Haradinaj viziton BIK-un: Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:57
foto nga vendi ngjarjes

Kandidati për president të Kosovës nga AAK-ja, Ramush Haradinaj vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, me ç’rast ka takuar kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë.

Ai tha se shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi.

‘E nisa ditën me vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku takova kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë.

Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj tutje tha se Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve.

‘Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve. 

Bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme, duhet të shërbej si model edhe për skenën politike e cila ka nevojë për unitet në përballje me krizën ekonomike dhe forcimin e shtetit’, ka treguar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat