Letra e Biden-it për Vuçiqin, reagon Avdullah Hoti, “thumbon” opozitën

Aktuale

Letra e Biden-it për Vuçiqin, reagon Avdullah Hoti, “thumbon” opozitën

Nga: A.M. Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:05
Avdullah Hoti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden përmes një letre të dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të njohë pavarësinë e Kosovës.

 “Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thuhet në letrën e Biden-it.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti e ka mirëpritur këtë letër.

Ai përmes një postimi në Faceook, ka falënderuar presidentin amerikan, Biden.

Gjithashtu, Hoti ka “thumbuar” opozitën vendore, duke thënë se i kishte paralajmëruar.

Ndryshe, Hoti në Uashington, më 4 shtator 2020 pati nënshkruar marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte e organizuar  nga presidenti i asaj kohe, Donald Trump.

Postimi i plotë:                                

Kur i ke miqtë e fortë ... vera te dera.

Ju kam paralajmëruar!

Faleminderit Presidenti Biden!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat