​Hoti: Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit

Aktuale

​Hoti: Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit

Nga: G.B Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 09:46
Momenti i nenshkrimit te marreveshjes - 4 shtator 2020

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka formalizuar edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit, pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.

Postimi i tij i plotë:

Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit, pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.

Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat